
Polonia ka vendosur avionë luftarakë për të siguruar hapësirën e saj ajrore pas sulmeve ruse në Ukrainën fqinje perëndimore, thotë Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake.
“Për shkak të aktivitetit të aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse, i cili po kryen sulme ndaj objekteve të vendosura, ndër të tjera, në Ukrainën perëndimore, avionët polakë dhe aleatë kanë filluar të operojnë në hapësirën ajrore polake,” tha Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake në një deklaratë të shkurtër në X.
Sulmet ruse me raketa dhe dron gjatë natës në kryeqytetin ukrainas, Kiev, kanë vrarë të paktën nëntë persona dhe kanë plagosur më shumë se 60 të tjerë, sipas zyrtarëve lokalë.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se gjashtë fëmijë janë në mesin e personave që janë dërguar në spital.
“Zjarret shpërthyen në gjashtë vendndodhje”, tha ai, duke shtuar se ka “njerëz nën rrënojat” e një ndërtese banimi të shkatërruar.
Ushtria ruse ende nuk ka komentuar mbi sulmet, këtë mëngjes ajo tha se kishte kapur 87 drone ukrainas, duke përfshirë dy mbi rajonin e Moskës dhe 45 mbi Krime./vizonplus.tv



