LajmeMaqedoni

Temperaturat e larta nuk i zhdukën virozat, ambulancat dhe klinikat, të mbushura me fëmijë

Temperaturat e larta nuk e ndryshuan gjendjen e stërmbushur me fëmijë në ambulanca, gjegjësisht Klinikën e Fëmijëve në Kozle, këtë fundjavë e kanë vizituar rreth 300 fëmijë.

Kollitje e rëndë, rritje e temperaturës, hundë e ënjtur, këto janë simptomat më të shpeshta. Një nga situatat që nuk mund të parashikohet dhe paraqitet brenda natës, në gjumë dhe e zgjon fëmijën të zënë në frymë dhe kollë të rëndë është laringiti. Por, ata fëmijë që luajnë dhe hanë edhe nëse kolliten nuk janë të sëmurë. Ka prindër që sjellin menjëherë fëmijët në kontroll, ndërsa të tjerët i shërojnë vet, thekson mjekja Elena Ginovska-Tasevska.

“Me vetiniciativë dhe në kokë të tyre marrin antibiotikë, duhet shumë kujdes dhe shumë përkujdesje. Duhet të kemi bazë dhe pasqyrë si laboratorike, klinike, mikrobiologjike, të cilën ne e ofrojmë në klinikën tonë që të mundemi të japim antibiotikun ku ka nevojë, me qëllim të sinqertë për ta shëruar fëmijën.”, – deklaroi mjekja dr. Elena Ginovska – Tasevska.

Sipas saj, më e rëndësishme është që fëmijët të hanë ushqime të ndryshme, të qëndrojnë në natyrë, sesa prindërit t’u blejnë vitamina dhe suplemente të shtrenjta për të rritur imunitetin e tyre, i cili vazhdimisht sulmohet nga infeksionet e ndryshme në shkolla dhe kopshte.

Related Articles

Back to top button
Close
Close