LajmeRajon

Deputeti rumun: Ditë historike, Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës

Deputeti nga Rumania Iulian Bulai, e konsideroi historike ditën e sotme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku po shqyrtohet raporti që rekomandon anëtarësiomin e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme.

“Kjo është ditë historike nga këndvështrimi liberal. Ne mbrojmë të drejtat e individëve, jo të shteteve, jo të etnive. Vendimi i sotëm do të thotë më shumë të drejta për 1.6 milionë njerëz që kanë përjetuar edhe luftën, plagët e të cilëve ende janë duke u shëruar, dhe janë të detyruar ta ndërtojnë të ardhmen së bashku”, tha Bulai.

“Vendimi i sotëm është pikë fillimi dhe presim nga Kosova të përmbushë të gjitha reformat e dakorduara dhe angazhimet ndërkombëtare të saj. Kosova është e gatshme dhe meriton të hyjë në Këshillin e Europës”, shtoi ai.

Duke iu referuar Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai tha se s’duhet të krijohet një Republika Srpska e dytë në Kosovë.

“Ne nuk duam të marrim shtegun e gabuar të krijimit të një Republika Srpska të dytë në Kosovë, por as të mos i injorojmë nevojat reale të pakicës serbe që duhen respektuar dhe duhen të jenë të përfshirë në Kosovë”, tha Bulai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close