LajmeMaqedoni

Temperatura deri në 39 gradë sot, pasdite priten reshje të izoluara dhe bubullima

Sot në vend do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, i shoqëruar me vranësira të lehta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites priten kushte për reshje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm, të shoqëruara me bubullima.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 33 deri në 39 gradë, njofton Administrata Hidrometeorologjike.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa në orët e pasdites në disa pjesë të luginës priten reshje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë rreth 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 38 gradë.

Sipas parashikimit, moti me diell dhe temperatura të larta do të vazhdojë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme. Gjatë ditës do të ketë vranësira të lehta deri mesatare, ndërsa në disa zona temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë. Edhe në këtë periudhë, pasdite priten kushte për reshje të izoluara dhe bubullima.

Related Articles

Back to top button
Close
Close