BotaLajme

TEL AVIV – Izraeli bllokon transmetimin e Al Jazeera-s

TEL AVIV, 5 maj /ATSH/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se kanali televiziv Al Jazeera do të mbyllet në Izrael.

Netanyahu akuzoi rrjetin në pronësi të Katarit për “nxitje” dhe tha se vendimi i qeverisë ishte unanim.

Al Jazeera e dënoi nismën, duke e quajtur atë “kriminale”. Gazetarëve të huaj u ndalohet hyrja në Gaza dhe stafi i Al Jazeera ishte i vetmi reporter në vend.

Për vite me radhë, zyrtarët izraelitë kanë akuzuar rrjetin për paragjykime anti-izraelite.

Por kritikat ndaj transmetuesit u intensifikuan pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, në të cilat u vranë 1 200 njerëz dhe më shumë se 250 u morën peng.
Pothuaj 128 prej këtyre pengjeve janë ende të zhdukur dhe mes tyre të paktën 34 supozohen të vdekur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi, të paktën 34 683 palestinezë janë vrarë dhe 78,018 janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori.

Autoritetet thonë se Al Jazeera ka lidhje të ngushta me Hamasin, gjë që rrjeti e mohon me forcë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close