LajmeOpinion

Tekat dhe apetitet e babëzitura të Albinit!

Medai Shaholli
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të jetë në Shkup në “Hamamin e Daut Pashës” në Shkup, ku do të mbahet panel diskutimi me temën “Politikat progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, që organizohet nga Zyra e FES në Shkup.

Nënkryetare e Partisë Socialiste Evropiane PES është ish nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska, ndërsa kryeministri Kurti si socialdemokrat i kësaj familje të madhe europiane së fundmi ka dhënë mbështetje opozitës së djathtë shqiptare e cila mbështet po ashtu nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, shkruan Top24.

Përballë kërcnimit serb dhe shantazhit të përditshëm mbi Kosovën kryeministri Albin Kurti nuk “dorëzohet” vetëm në betejën me serbët, por ai ka hapur “fronte të reja të luftës në drzhavën Severna”, ku gjoja po shfaq ndjenjën e solidaritetit ndërvëllazëror, me të cilën kërkon t’i nxjerrë nga llumi shqiptarët e “Severnës” që sipas tij e kanë humbur rrugën në oborr!
Në këtë rast ai po bën avokatin e djallit, jo për faktin se po mbështet opozitën shqiptare por, po luan me dy karta, si socialdemokrat po mbështet paradoksalisht të djathtën shoviniste antishqiptare të dëshmuar tashmë siç është VMRO-ja, e cila është favorite e zgjedhjeve të 8 majit dhe nga ana tjetër po bën demagogun duke marrë pjesë njëkohësisht në forumet e ndryshme të së majtës europiane.

Ky qëndrim prej sharlatani dhe demagogu është i papranueshëm për një majtist që të dalë hapur dhe të mbështes të djathtën nacionsliste në cilindo vend të botës!

Por ama, Albin trimi nuk e çan trapin për “makedont” as për bindjet ideologjike të së majtës, por i intereson faktorizimin e tij si lider i të gjithë shqiptarëve në rajon.
Mbështetja e Albinit për opozitën shqiptare LEN, nuk është për t’i nxjerr shqiptarët nga “llumi dhe balta” ku janë katandisur për tri dekada nën demonkracinë sllavo-maqedone, por për ta ngritur prestigjin e tij si “Mesia shpëtimtari”.

Ndryshimi dhe këmbimi i xhaketave të vjetra të pozitës me xhaketat e reja të opozitës, do të vij për shkak të dështimit dhe të keqqeverisjes së koalicionit aktual SDSM-DUI-PDSH-ASH, por edhe për shkak të besimit të tepër që një pjesë e madhe e shqiptarëve e kësaj ane kanë për Albinin, ku ata besojnë “se po të mbështeti Albini të ka mbështet perëndia”!
Mbështetja e Albinit ndaj një opozite turkomane që nuk kanë për agjendë çështjen shqiptare por afrimin me orientin, është hileqare dhe jo e nderdhme pasi nuk i shërben interesave kombëtare.

Mbi këtë çështje demagogu Albin po përdor opozitën shqiptare për të fituar prestigj dhe favoret e tij ashtu siç e përdor edhe LEN-i figurën e tij për interesa pragmatiste.

Albin Kurtit nuk i plas fare fakti se shqiptarët e “Severnës” trajtohen nga pushteti “makedon” si nomadë pa identitet gjuhësor në kushtetutë, njëlloj si Edvin batërdia, kundërshtari i tij politik për garën e liderit shqiptar ne rajon.

Albin Kurtit sikur nuk i mjaftojnë përgjegjësitë e qeverisjes së Kosovës në këto kohë të vështira por, gjen kohë për t’u marrë me “makedont për t’i nxjerr nga balta”, ku mbështetja për opozitën shqiptare në “Severna” nuk i shërben shqiptarëve, por veç agjendës turkomane në rajon.
Ndryshimi nuk mund të vij me opoziten shqiptare LEN, pasi ajo nuk do t’i përcaktoj politikat dhe programin qeveritar pas 8 majit, sepse frenat dhe penjtë e drejtimit të qeverisë do të jenë në duart e kryekomitit Micko dhe komitëve të tij.

Slogani i opozitës shqiptare “Ne jemi ndryshimi” është vetëm propagandistik që ka për qëllim ardhjen e tyre në pushtet përmes komitëve të Mickos si partnerë të koalicionit të ri, ku ai partneritet do t’i zhgënjejnë shqiptarët pas 6 muaj bashkëqeverisje me komitët e VMRO-së, të cilët në bordelon qeveritare do të luajnë rolin e “shfalerkave” të bindura të pushtetit të ri.

Ndaj, shqiptarët duhet ta kenë të qartë se kjo opozitë turkomane nuk e sjell dot ndryshimin ashtu siç nuk e solli dhe as nuk e sjell dot as DUI!
Shqiptarëve u duhet një parti atdhetare radikale që t’i thotë ndal se nuk shkon më, si Mickos edhe Dhimos se mjaftë na trajtuat si nomadë dhe si bashkësi shifrash dhe se nga sot e tutje shqiptarët do të kenë dalëzot një subjekt politik i krijuar nga shqiptarët për shqiptarët.

Deri atëherë shqiptarët e Severnës do ndërrojnë vetëm xhaketat dhe kollaret në parlamentin e saj si “shfalerka” të përdala të demokranturës sllavo-maqedone.

Related Articles

Back to top button
Close
Close