LajmeSport

Tebasi mendon se kthimi i Messit në Barcelonë është i komplikuar

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka folur rreth rikthimit të mundshëm të Messit në Barcelonë.

Messi tashmë prej kohësh po lidhet me një rikthim te klubi i fëmijërisë, pasi sulmuesi nuk ka rinovuar ende kontratën me PSG-në dhe kjo është parë si mundësi e madhe për t’u rikthyer në “Camp Nou”.

Tebasi mendon se kthimi i Messit në Barcelonë mund të jetë i komplikuar, pasi klubi duhet të pajtohet me rregulloret e FFP-së (Fair Play Financiar).

“Nëse më pyesni mua sot, kthimi i Messit në Barça është shumë i komplikuar. Ne duhet të shohim se si evoluon kjo, por duhet të plotësohen disa kushte, si largimi i lojtarëve dhe reduktimi i pagave – atëherë duhet të dini se çfarë rroge do të kishte Messi”, tha ai për “RMC Sport”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close