LajmeMaqedoni

Tearcë: Në nderë të 7 Marsit, u realizua Kuizi i Diturisë mes nxënësve nga të gjitha shkollat e komunës

Sot në shkollën fillore komunale ” Kiril Pejçinoviç ” në fshatin Tearcë u realizua Kuizi i Diturisë mes nxënësve nga të gjitha shkollat e komunës së Tearcës, gara këto të organizuara nga ana e komunës së Tearcës nën patronatin e kryetarit të komunës Nuhi Neziri për nderë të ditës së mësuesit 7 Marsi, shkruan Top24

 “Ishte një kënaqësi e veçantë që pamë sot së bashku nxënës nga të gjitha shkollat duke zhvilluar këtë kuiz të diturisë, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të manifestuar dijen dhe përpjekjet për të mësuar gjithmonë më shumë.
Kuizi është një mundësi që na ndihmon të sfidojmë veten, të testojmë njohuritë tona dhe të nxjerrim në pah aftësitë që kemi fituar nëpërmjet mësimit dhe angazhimit.
Dija është çelësi i suksesit dhe një pasuri që nuk mund të na mer askush.
Përmes pyetjeve dhe përgjigjeve, ishte mundësia të shohim se sa larg kenë arritur njohuritë e nxënësve dhe gjithashtu të mësojnë gjëra të reja, të njejtat mund që ti ndihmojnë nxënësit në rritjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm.
Në këtë kuiz, çdo përgjigje ishte e rëndësishme, por ajo më me vlerë ishte shpirti i garës, bashkëpunimit dhe dëshirëa për të mësuar më shumë.
Kuizi është një mundësi për të mësuar së bashku, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të krijuar një atmosferë të shëndetshme konkurrence dhe bashkëpunimi.
I falemderojmë ekipet e arsimtarëve të Historisë , kimisë dhe Gjuhës Angleze për përkushtimin dhe xënësit për angazhimin e tyre me pjemarjen në Kuiz.
Suksese për të gjithë në të ardhmen.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close