LajmeMaqedoniTopLajm

Të rinjtë mund të kthehen, vetëm nëse anëtarësohemi në BE – thotë Ali Ahmeti

Portugezët, polakët, bullgarët, rumunët “iu kthehen vatrave të tyre”, pasi vendet e tyre u anëtarësuan në Bashkimin Evropian, e njëjta presim që të ndodh edhe nëse Maqedonia e Veriut anëtarësohet në BE.

Kështu lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në ClickPlus në TV21 shprehu bindjen se realizimi i interesit strategjik të vendit, do të krijonte edhe mundësi të mira për jetesë – gjë e cila do të rezultonte edhe me kthimin e të rinjve në vend.

Ahmeti shtoi se migrimin nuk e ka prekur vetëm kombin shqiptar, por edhe maqedonasit.

“E ardhmja jonë është në integrim dhe ky integrim sa më shpejtë që do të bëhet, që të anëtarësohemi në Bashkimin Eruopian… Ne nuk mund t’i ndalim njerëzit – as shqiptarët, as maqedonasit. Unë kam njerëz që komunikoj të komunitetit maqedonas, njerëz të sinqertë, pa ngarkesa, që fshatra të tërë maqedonas po e braktisin vendin, po ikin jashtë për jetë dhe standard më të mirë”, tha Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close