
Bashkimi Demokratik për Integrim në të gjitha strukturat e vendit ka shpallur garën për të zgjedhur kryetarët e degëve të kësaj partie, shkruan Top24.
Si rrallë herë BDI po sjellë një formë të re të riorganizimit politik brenda partiak përmes regjistrimit on-line të antarësisë dhe tendencës për të paraqitur një garë një antarë një vote, por fatkeqësisht edhe kësaj here kjo parti nuk arrinë të shkëputet nga logjika e të fortëve brenda partisë, të cilët fshihen pas figurave kukulla të të rinjëve dhe që pamundësojnë reflektimin e një demokracie brenda partiake por gjithnjë e më shumë e shndërojnë atë në një autokraci ku ish funksioner ushtrojnë presion për të preferuarit e tyre.
Gati në të gjitha degët e kësaj partie tani më janë krijuar nga dy e më shumë grupacione pas të cilëve qëndrojnë figura të shterura politike e që në fakt do ta tkurin edhe më shumë BDI-në, e që kreu i kësaj partie nuk i ka ndaluar të mos futen në sherr duke u fshehur pas kandidaturave të të rinjëve të cilët ata i preferojnë si më të dëgjueshmit e tyre.
Por çfarë ndodhë me degën më të madhe të BDI-së në Tetovë?
Deri tani jozyrtarisht kjo parti si kandidat për kryetarë dege është lakuar emri i Faton Ahmetit, drejtor i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, pas të cilit brenda koluareve partiake përflitet që qëndrojnë ish deputeti Xhevat Ademi dhe drejtori i rezervave shtetërore Resi Abdurahmani.
Gjithnjë sipas burimeve brenda koluareve të BDI-së poashtu përflitet se nga ana tjetë kundër kandidat i Ahmetit pritet të jetë artisti dhe ish ushtari i UÇK-së, Valmir Aziri, i cili aktualisht është sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës në RMV.
Riorganizimi i degës së BDI-së në Tetovë pas tërheqjes së mjekut Dr. Florin Besimi duket që do të jetë një nga sfidat më të rënda të kësaj partie e cila edhe ashtu tani më ka një tkurje në elektoratin e saj përshkak të figurave të cilat tani e një kohë mbajnë peng partinë e Ahmetit.
Bashkimi Demokratik tani është në testin e fundit të reflektimit politik, test që do të dëshmoj nëse kjo parti do të arrij të shkëputet nga mendësia e të fortëve brenda partisë me çka do të hapej dhe do krijohen kushte të meritokracisë dhe pavarsimit të figurave të reja nga mbështetësit e tyre të cilët duhet politikisht të pensionohen që tu jepet mundësia e sinqertë dhe e fuqishme atyre që vërtet meritojnë të jenë në pozita drejtuese të këtij subjekti .TOP24



