
Të paktën 34 persona humbën jetën nga shembja e një miniere qymyri në provincën Balochistan të Pakistanit jugperëndimor, raportuan mediat lokale.
Incidenti, i cili ndodhi të enjten në zonën Sorange, u shkaktua nga një shpërthim gazi metan, sipas pronarit të minierës, Qurban Jogezai, raportoi transmetuesi lokal Geo News.
Jogezai tha se 42 punëtorë ndodheshin brenda minierës në momentin kur ndodhi shpërthimi.
Autoriteti Provincial për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se përpjekjet e shpëtimit po vazhdonin për personat që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën tokë.
Kryeministri i provincës Balochistan, Sarfraz Bugti, tha se do të ndërmerren masa të rrepta nëse konstatohen neglizhencë ose shkelje.
Aksidentet në minierat e qymyrit janë të shpeshta në Balochistan dhe Sindh, shpesh për shkak të masave të pamjaftueshme të sigurisë dhe kushteve të dobëta të punës, sipas raportit.



