BotaLajme

Të paktën 12 të vrarë nga sulmet ruse në Kiev

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se një valë sulmesh ruse me raketa gjatë natës kanë lënë të paktën 12 të vdekur në Kiev dhe në rajonin përreth.

Nga këto sulme, kanë mbetur të plagosur të paktën 34 persona.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (DSNS), gjatë këtij sulmi masiv të së enjtes janë goditur pallate banimi dhe magazina, ndërsa janë dëmtuar një spital pediatrik dhe një shkollë.

Autoritetet janë duke punuar me urgjencë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë tashmë dy të mbijetuar nga rrënojat.

Ndërkohë, banorët e Kievit janë strehuar nën tokë, ndërsa sirenat binin në të gjithë kryeqytetin.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, ka thënë se gjatë sulmeve të natës ishte dëmtuar një spital pediatrik, dritaret ishin thyer dhe veturat aty pranë ishin përfshirë nga flakët. Ai ka shtuar se dëme kishte pësuar edhe një institucion arsimor. Gjithashtu, nga raketat është goditur edhe një qendër industriale në distriktin Solomyanskyi, në jugperëndim të Kievit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close