LajmeSport

Te Newcastle marrin “frymë lirisht”, dëmtimi i yllit të skuadrës më pak serioz nga sa mendohej

Pas dy barazimeve, Newcastle u rikthye te suksesi në kampionat teksa mposhti me rezultatin 1-0 Fulham. Por, triumfi erdhi me kosto të lartë për trajnerin Eddie Howe duke qenë se Bruno Guimaraes pësoi një dëmtim në pjesën e parë.

Në fakt, braziliani e luajti pjesën e parë i dëmtuar dhe tekniku Howe u shpreh pas ndeshjes se gaboi që nuk e zëvendësoi më herët lojtari ndërsa në klub u frikësuan për më të keqen, këputjen e ligamentit çka do të kuptonte përfundimin e sezonit para kohe. Mirëpo, testet paraprake kanë qetësuar ambientin e klubit anglez pasi mesa duket bëhet fjalë për thjesht një dëmtim që mund të kërkojë deri në disa javë rikuperim.

Guimares në këtë formë pritet të humbasë ndeshjet e Carabao Cup ndaj Southampton e më pas mund të kuptohet më qartë në momentin kur do të rikthehet në fushë. Këtë sezon, 25-vjeçari është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të Newcastle duke koleksionuar 16 ndeshje, në të cilat ka shënuar tre dhe ka asistuar po tre herë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close