
Më 28 maj do të përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë të Maqedonisë së Veriut e cila ndan pikën kufitare mes Maqedoninë Veriore me Kosovën.
Zëdhënësja e Qeverisë në Maqedoni të Veriut, Venera Azizi ka thënë në një deklaratë për KosovaPress se ky sistem përveç lehtësimit të qarkullimit, nënkupton edhe siguri të shtuar dhe zhvillim ekonomik.
Azizi ka shtuar se sipas të dhënave të muajit prill dhe maj të vitit të kaluar dhe të këtij viti, në 2024 kishte 550 mijë kalime, ndërsa në 2025 mbi 776 mijë kalime.
Ky sistem muaj më parë është vendosur edhe në pikën kufitare me Bllacë – Han të Elezit.
Përveç përfaqësuesve instituiconal nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, i pranishëm në këtë ngjarje do të jetë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. /A. Shala/KosovaPress/



