LajmeMaqedoni

Të lënduarit në Koçan, 7 pacientë po trajtohen në Maqedoni ndërsa 64 jashtë shtetit

Aktualisht, në spitalet e vendit janë të shtruar gjithsej shtatë pacientë nga personat e lënduar në tragjedinë në Koçan, prej të cilëve 4 pacientë janë të hospitalizuar në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum i Ohrit”, 1 pacient në Klinikën e Toksikologjisë dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina”.

Në qendra mjekësore jashtë vendit janë hospitalizuar 64 pacientë. Gjatë ditës së sotme pritet që katër pacientë të kthehen nga trajtimi në spitalin “Pirogov” në Republikën e Bullgarisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close