LajmeMaqedoniTopLajm

Të krishterët ortodoksë festojnë Krishtlindjen! Udhëheqësit e shtetit me urime: Festa të sjellë paqe dhe mirëqenie

Kisha  “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, tradicionalisht është vendi qendror për liturgjinë e Krishtlindjes, e cila u kryesua nga kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase, Arqipeshkopi Stefan. Një numër i madh qytetarësh morën pjesë në liturgji për të shënuar këtë festë të madhe të krishterë.

Në liturgji mori pjesë edhe udhëheqësia e shtetit. Ata iu dëshirojnë qytetarëve paqe, shëndet dhe mirëqenie.

 “Sot nuk pashë asnjë person të mërzitur, të gjithë ishin të buzëqeshur dhe të gjithë i premtojnë vetes se nga sot e tutje do të jenë edhe më të mirë, do të shikojnë tek të tjerët të mirën, do ta nxisin të mirën tek të tjerët, dhe do të kërkojnë dritën, dmth do të kërkojnë Zotin në vete”, tha Gordana Siljanovska Davkova – presidente.

 “U uroj të krishterëve ortodoksë Lindjen e Krishtit, Krishti ka lindur – Vërtet ka lindur! Dhe të gjithë qytetarëve u dëshiroj, mbi të gjitha, shëndet, lumturi dhe paqe në familje. Kjo është ajo që na duhet dhe mendoj se është e rëndësishme për vitin që vjen”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

 “Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë deputetëve, shpreh dëshirën që kjo festë të sjellë paqe, shëndet dhe mirëqenie në familjet tuaja. Le të shërbejë kjo periudhë si nxitje për përgjegjësi të përbashkët, mirëkuptim dhe bashkëpunim qytetar”, tha Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit.

Në liturgji mori pjesë edhe kryetari  opozitës së LSDM-së, Venko Filipçe.

 “Uroj festa të qeta, uroj festa të gëzuara për të gjithë besimtarët që sot e festojnë këtë ditë. Ky është një rast tradicional për të mbledhur familjen, për të mbledhur të afërmit, për të treguar respekt dhe kujdes. Uroj që dita të kalojë në paqe, dhe paqja në këto kohë të trazuar na nevojitet shumë që të mund të vazhdojmë ndërtimin e shoqërisë, të jetë e drejtë, e durueshme dhe e lirë”, theksoi Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

“Krishti ka lindur, me të vërtetë ka lindur.” Kjo përshëndetje përdoret për ditën e sotme. Krishtlindja festohet për tre ditë. Mëngjesi i Krishtlindjes fillon me tingujt e kambanave të të gjitha kishave dhe tempullave ortodokse që dëgjohen në agim, vishet veshja festive dhe shkohet në kishë për liturgjinë e Krishtlindjes. Mëngjesi i Krishtlindjes shoqërohet me mëngjesin nga tryeza e Badnikut. Gjithashtu, nga kjo ditë ndalen agjërimet e Krishtlindjes. Familjet me fëmijë të vegjël pas mëngjesit përgatiten dhe shkojnë për vizitë tek të afërmit e tyre. Sipas besimeve, qëllimi i kësaj feste është të lidhë njerëzit në këtë ditë me Zotin dhe me të afërmit e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close