LajmeMaqedoniSport

Të gjitha ndeshjet do të luhen sot prej orës 17:00, “finalja” shqiptare do të jetë në Shkup

Java e XXXI-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të sjellë një derbi shqiptar në Çair, atë ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës. Të dy ekipet kanë pikë të barabarta, transmeton .

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 17:00. Kryesia e ekipit vendas ka vendosur që biletat për këtë ndeshje të jenë falas për të gjithë.

Në të njëjtën kohë do të luhet edhe ndeshja ndërmjet Strugës dhe Gostivarit, si dhe ajo ndërmjet Voska Sportit dhe Sileksit.

Duke filluar prej orës 17:00, do të luhen edhe ndeshjet tjera: Akadmia Brera – Bregallnicës, Vardar – Makedonija dhe Rabotnicki – Tikveshi.

Në krye të tabelës gjendet Shkëndija, Struga dhe Shkupi me nga 58 pikë, ndërsa Gostviari gjendet e gjashta me 40 pikë, ndërsa Voska Sporti e nënta me 37 pikë. Pas kësaj jave, kanë ngelur edhe dy javë tjera, duke përfshirë edhe dy ndeshjet e rëndësishme Shkëndija – Struga (12 maj) dhe Struga – Shkupi (19 maj).

Në sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe ekipi tjetër shqiptar, Besa e Dobërdollit, pasi arriti të bëhet kampion në Ligën e Dytë në sezonin 2023/24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close