
Sindikata e admisnitratës këtë të enjte dhe të premte do mbajnë grevë pasi që sipas tyre me ritjen e rrogë minimale duhet ritur edhe rroga tjera në formë lineare shkruan TOP24.
Aktualisht me ritjen e pagës minimale një higjienist i cili ka përvojë punë më shumë se 10 vite do të mer rrogë më të lartë se një nënpunës administrativ i cili është me titull nga referent i ri deri në referent të pavarur, thekson një nënpunës për Top24.
Sipas nënpunësve administrativ, ata nuk janë kundër ritjes së pagës minimale aq më pak kundër kësaj kategorie por duhet pasur konsideratë për standardin si dhe shumë më shumë për përgjegjësinë që bartin nënpunësit administrativ.



