LajmeShowbiz

Tayna me donacion prej 25.000 € për një laborator në Universitetin e Prishtinës

Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, ka dhuruar donacion me vlerë 25 mijë euro për realizimin e një laboratori në Universitetin e Prishtinës.

Në fjalimin që mbajti, ajo tha se studentët janë ura ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që mund të bëhet.

Duke qenë, duke qenë sot këtu në Universitetin e Prishtinës, e them me plot bindje që ju, studentë nuk jeni vetëm disa individë që punoni drejt një diplome, ju jeni ura e asaj që bëhet tash, sot, edhe asaj që mund të bëhet. Unë besoj që potenciali juaj është i pakufishëm. Edhe nëse besoni edhe ju në veten tuaj. Edhe…te unë, jo vetëm sot, por gjithmonë, do t’i keni dyert hapur, se unë besoj që çdo kontribut i juaji ndaj arsimimit dhe pasioneve tuaja, do të bëjë jehonë jo vetëm brenda mureve të këtyre, të këtij universiteti, por edhe përtej në botë. Nëse unë kam mundur, mundeni edhe ju. Sektori i mediave gjithmonë ma ka dhuruar një platformë, që ma ka mundësuar me u rritë, me mësuar dhe me e ndarë vizionin tim me botën. Kështu që sot jam shumë krenare që kam mundësi me e mbështet këtë fushë, në mënyrë që nesër brezat e ardhshëm të gazetarëve të rinj dhe krijuesve të rinj, të kenë hapësirë edhe mundësi me e ndjek pasionin e vet, edhe me e nda me krejt botën dhe me inspiru gjenerata të reja”

Tayna me fjalim emocionues para studentëve, dhuroi 25.000 € për Universitetin e Prishtinës

Foto: Screenshot/Instagram

Related Articles

Back to top button
Close
Close