LajmeMaqedoniTopLajm

TAV Maqedoni: Aeroporti ndërkombëtar Shkup është fitues i çmimit nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve i quajtur “Zëri i klientit”

Aeroporti ndërkombëtar Shkup është fitues i çmimit nga Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve i quajtur “Zëri i klientit”, me çka u jepet vlerësim aeroporteve që kanë bërë dhe kanë treguar përpjekje të konsiderueshme në mbledhjen e reagimeve nga udhëtarët përmes programit për Cilësinë e shërbimeve të aeroportit , në mënyrë që t’i kuptojnë më mirë klientët e tyre gjatë pandemisë.

Ky çmim, siç raportohet nga TAV Maqedoni, u jepet aeroporteve që vazhdojnë t’u japin përparësi klientëve të tyre dhe i qëndrojnë besnikë angazhimit që zëri i udhëtarëve të dëgjohet edhe gjatë pandemisë së KOVID-19 në vitin 2020.

“Jemi të lumtur që Këshilli ndërkombëtar i aeroporteve na ka dhënë këtë mirënjohje për Aeroportin ndërkombëtar Shkup, si një nga 140 aeroportet në botë, të cilët vazhdojnë t’i dëgjojnë mendimet e klientëve, edhe në këto kohë të vështira për aeroportet e shkaktuara nga pandemia e KOVID-19. Përkundër rrethanave të vështira dhe luftës për të mbijetuar, ne ende vendosëm që kënaqësia e klientit të mbetet një nga përparësitë tona kryesore”, tha Metin Batak, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Aeroporti i Shkupit është në mesin e 140 aeroporteve në të gjithë botën që e kanë marrë këtë njohje dhe bën pjesë në grupin e 33 aeroporteve në rajonin e Evropës; çmime gjithashtu morën 69 aeroporte në rajonin Azi-Paqësor, 24 aeroporte në Amerikën e Veriut, gjashtë aeroporte në Afrikë, pesë aeroporte në Amerikën Latine-Karaibe dhe tre aeroporte në Lindjen e Mesme.

Pandemia KOVID-19 i ka dhënë një goditje të rëndë aviacionit. TAV Maqedoni e mbylli vitin 2020 me një rënie prej 71 përqindëve të trafikut të udhëtarëve. Nga 2.677.618 pasagjerë në 2019, gjatë tërë vitit 2020, dy aeroportet, Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostulli Pali – Ohër, kishin gjithsej 782.876 pasagjerë.

Nga TAV Maqedoni, si sfida më e madhe për rikuperimin e trafikut të udhëtarëve, i theksojnë kufizimet e udhëtimit për shtetasit maqedonas të paraqitura nga vendet anëtare të BE-së/zona Shengen, ku është përqendruar mbi 77 për qind e trafikut ajror maqedonas.

Related Articles

Back to top button
Close
Close