LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari uron UT-në: Dëshira e madhe për arsim, triumfoi mbi shtetin e çizmes, mbi dhunën e policisë, ndërsa studentët, profesorët dhe shqiptarët të mbledhur nga më shumë vende, në Tetovë jetësuan ëndrrën e kahmotshme për arsim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka përshkruar shkurtimisht rrugëtimin e Universitetit të Tetovës që nga Fadil Sulejmani deri më sot. Taravari themelimin e UT-së e përshkruan si dëshirë e madhe për arsim, e cila triumfoi mbi shtetin e çizmes, mbi dhunën e policisë, ndërsa studentët, profesorët dhe shqiptarët të mbledhur nga më shumë vende, në Tetovë jetësuan ëndrrën e kahmotshme për arsim, shkruan Top24

Arben Taravari

Më 17 dhjetor të vitit 1994, intelektualë të kohës me në krye profesor Fadil Sulejmanin, profesorë nga gjitha trevat shqiptare u tubuan në Tetovë për të hapur dyert e tempullit të dijes, Universitetit të Tetovës, pas një përgatitje me shumë sakrificë e mund dhe nën presion të regjimit të atëhershëm që kishte qenë i egër për shqiptarët.
Dëshira e madhe për arsim, triumfoi mbi shtetin e çizmes, mbi dhunën e policisë, ndërsa studentët, profesorët dhe shqiptarët të mbledhur nga më shumë vende, në Tetovë jetësuan ëndrrën e kahmotshme për arsim dhe avancim.
Universiteti i Tetovës është suksesi i intelektualëve të kohës, i studentëve dhe profesorëve, i çdo shqiptari që mbështeti në çdo formë themelimin dhe ruajtjen e këtij institucioni që do të ishte lokomotiva e përparimit të kombit dhe shumë proceseve të mëtejme.
Andaj, sot Universiteti i Tetovës u takon shqiptarëve, studentëve, profesorëve dhe popullit që e ngriti dhe e ruajti me fanatizëm.
Urime të gjithë studentëve, profesorëve dhe dashamirëve të Universitetit të Tetovës!

Related Articles

Back to top button
Close
Close