
Kryetari i Alternativës, Zekirja Ibrahimi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar 30 vjetorin e Universitetit të Tetovës duke shënuar se UT këto 30 vite ka qenë kryefjala e arsimit të lartë shqip në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24
Postimi plotë i Zeqirja Ibrahimit
Në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar Universiteti i Tetovës ishte metafora e kauzës shqiptare .
Në 30 vjetët që kanë vijuar, ky universitet ka vazhduar të jetë kryefjala e arsimit të lartë shqip në Maqedoninë e Veriut.
Duke e uruar për këtë 30-vjeçar, USHT-së i dëshirojmë të jetë gjithnjë kallëzuesi i sukseseve në planin arsimor e shkencor.



