
Kryetari i Aleanës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.
“Kushdo që është i përulur ndaj njerëzve për hir të Zotit, Allahu e lartëson emrin e tij.”
Profeti Muhamed a.s, ka shkruar Taravari në Facebook.
Kujtojmë se agjërimi i kësaj nate të Ramazanit konsiderohet i vlefshëm sa njëmijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti.



