
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë edhe një lajm të mirë për opininonin rreth gjendjes shëndetore të të lënduarve në rastin e Koçanit. Taravari njofton se sot kthehetnga Italia një pacient, ndërsa nga Serbia kthehen 5 nga të cilët (3 nga Qendra Klinike e Nisht dhe 2 nga VMA Beograd), shkruan Top24
Ministria e Shëndetësisë informon se sot, 6 pacientë po kthehen në vend pas trajtimit jashtë shtetit.
Pesë prej tyre janë nga Serbia (3 nga Qendra Klinike e Nisht dhe 2 nga VMA Beograd).
Gjithashtu, një pacient po kthehet nga Italia.
Ata do të pranohen në institucionet shëndetësore nga ku janë dërguar dhe sipas lëndimeve të tyre.
Sa i përket pacientëve të tjerë që ndodhen ende jashtë shtetit, disa prej tyre kanë shënuar përmirësim, ndërsa disa të tjerë mbeten të intubuar dhe në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në institucionet shëndetësore të vendit mbeten 16 pacientë në gjendje të mirë të përgjithshme, ashtu si edhe gjatë ditës së djeshme – gjashtë në Spitalin “Shën Naumi i Ohrit” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, si dhe katër në spitalet private.
Ministria e Shëndetësisë vazhdon të ndjekë me kujdes gjendjen e pacientëve të lënduar dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit, duke u përkushtuar për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm për të lënduarit nga aksidenti në Koçan.



