
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sonte në Tetovë i shoqëruar nga strukturat e Aleancës për Shqiptarët ka takuar kandidatin për kryetar komune nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi për të cilin shënoi se është i lumtur që Bajram Rexhepi do të jetë kryetar i këtij qyteti, shkruan Top24
Bajram Rexhepi është pa asnjë dyshim një njeri që do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët.
Gjysma e familjes time është nga ky qytet dhe si nip Tetove jam i lumtur të mbështes Bajramin si KRYETAR që në tetor do të jetë FITIMTAR!




