
Ministri i shëndetësisë Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur ngushëllime për famiëljen e vozitësit të ndihmës së shpejtë nga Koçani, Ile Gocevski i cili mëngjesin e sotëm ndori jetë pasi kishte bartur shumë pacientë nga Koçani për në Shkup, shkruan Top24
Të nderuar qytetarë,
Sot në mëngjes u ndal së rahuri një zemër tjetër, shoferi i Ambulancës nga Koçani, Ile Gocevski, një njeri që ishte në vijën e parë të kësaj tragjedie të tmerrshme, një njeri që iu përgjigj thirrjes për shpëtim, por zemra e tij nuk mundi të përballonte. Disa dhimbje janë shumë të mëdha. Disa humbje janë shumë të rënda për t’u përballuar.
Kjo nuk është vetëm një tragjedi. Kjo është një plagë që mbart i gjithë kombi. Trishtimi për 59 jetët e të rinjve të humbur nga zjarri në Koçan ndihet në çdo shtëpi, në çdo rrugë, në çdo zemër. Sot qajmë si një. Askush nuk mund të mbetet imun ndaj një humbjeje të tillë.
Në këto momente, kur fjalët nuk mjaftojnë, ne përkulemi para të gjithë mjekëve, personelit mjekësor dhe shpëtimtarëve, të cilët pa hezitim rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët. Kjo tragjedi na ka treguar edhe një herë se puna e tyre nuk është vetëm profesion, është sakrificë, është guxim, është humanizëm.
U preftë në paqe heroi ynë mjekësor. Pushofshin në paqe të rinjtë, ëndrrat e të cilëve u shuan shumë shpejt. Le të mos përjetojmë më një realitet kaq të ashpër.



