Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë një emisioni ditën e djeshme në Kanal5 ka theksuar se me kryeminstrin Mickovski njihet shumë herët që në kohën kur ai ishte sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së, madje shtoi se në vitin 2017 e kanë takuar së bashku me Ziadin Selën dhe i kanë kërkuar që VMRO-DPMNE të mbështes kandidatin e ASH-së në Strugë, shkruan Top24
“Me kryeministrin Mickovski njihemi shumë më herët, që kur ishte sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe një herë kemi pasur takim së bashku me Ziadin Selën kur kemi kërkuar që të mbeshtetet kandidati ynë në Strugë” tha Taravari.