LajmeRajonTopLajm

Kurti s’u përgjigjet gazetarëve edhe këtë herë para Kuvendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë herë ka shmangur gazetarët, duke mos dhënë asnjë deklaratë para nisjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ashtu si në daljet e fundit publike, Kurti kaloi pranë mediave pa u ndalur, pak minuta para vazhdimit të tetë të seancës konstituive të Kuvendit, ku pritet të diskutohet për hapat e mëtejshëm institucionalë.

Refuzimi i vazhdueshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve po ndodh në një moment të ndjeshëm politik, kur vendi ndodhet në bllokadë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close