LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari pritet nga Taulant Balla dhe grupi parlamentarë i PS-së

Kryetari UD i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në vazhdën e takimeve që po realizon në Shqipëri gjatë ditës është pritur nga grupi parlamentarë i Patisë Socialiste të Shqipërisë dhe nga kryetari i këtij grupi parlamentar Talulant Balla, shkruan Top24
“Në takim u shpalosën qëndrimet e ASH-së për proceset aktuale dhe sfidat e përbashkëta.
Z. Balla vlerësoi lartë rolin e Aleancës për Shqiptarët në procesin integrues të vendit dhe rajonit. Në këtë takim, kordinatori i PS-së potencoi se Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.” tha Taravari përcjellë Top24
Taravari më tej shtoi se “I kërkojmë Maqedonisë së Veriut dhe delegacionit të saj në APKiE të mbështesë këtë démarche në dobi të qartësimit të së vërtetës përkundrejt shpifjeve dhe të pavërtetave në raportin që frymëzoi atë Rezolutë në vitin 2011. Shqipëria shpreh vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën. Gjithashtu vlerësojmë rolin e Aleancës në mbështetjen e legjislacionit që duhet të miratojë Maqedonia e Veriut në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian”, deklaroi Taulant Balla.
Në takim u zotuam se subjekti ynë bashkë me deputetët do të angazhohemi maksimalisht që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të sigurojme mbështetje sa më të gjërë për këtë iniciativë. Aleanca për Shqiptarët me këtë është subjekti i parë nga RMV që angazhohet drejtëpërdrejtë për këtë démarche të inicuar nga Parlamenti i Shqipërisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close