LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari pret në takim ambasadoren e Suedisë Ami Larsson Jain

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur ambasadoren e Suedisë, Ami Larsson Jain të cilës Taravari i uroj marrjen e predincës së BE-së, shkruan Top24
Njoftimi i ASH-së
Kënaqësi të mirëprisja znj. Ami Larsson Jain, Ambasadoren suedeze në Maqedoninë e Veriut.
E urova Ambasadoren Larsson Jain për fillimin e Presidencës suedeze të BE-së dhe e falënderova qeverinë mike suedeze për ruajtjen e momentumit për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Diskutuam zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon dhe ramë dakord për nevojën për stabilitet politik në këtë vit vendimtar që duhet të kulminojë me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Diskutuam gjithashtu nevojën për të shpejtuar reformat në shtetin e së drejtës dhe në antikorrupsionin. Në këtë drejtim, programi i madh dypalësh që do të zbatohet nga ambasada suedeze është një zhvillim shumë i mirëpritur për vendin.
Arben Taravari, kryetar i ASh-së

Related Articles

Back to top button
Close
Close