LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari pret ambasadorin Ludva: Duhet gjetur zgjidhje për kalimin e ndryshimeve kushtetuese

Kryetari u.d i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka pritur në takim ambasadorin e SH.T.Z. Jaroslav Ludva – Ambasador i Republikës Çeke në Shkup, shkruan Top24.

“Përgëzova ambasadorin për presidencën e sukseshme çeke me Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e fokusit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe e falënderova atë për angazhimin e qeverisë çeke në heqjen e vetos bullgare karshi Maqedonisë së Veriut.” tha Taravar.
Taravari më tej shton se me z. Ludva, diskutuam mbi problemet kryesore me të cilat ballafaqohemi si shtet, veçanërisht falimentimin e shtetit të së drejtës dhe korrupsionin. Shpreha bindjen se procesi i skriningut duhet të përdoret nga institucionet e BE-së për të shtyrë reforma të guximshme në këtë rrafsh.
Biseduam edhe për domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje për të kaluar ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e RMV-së, me çka përfundimisht do të hapen negociatat për anëtarësim në BE.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close