BotaLajmeRajon

Eurodeputeti gjerman për deklaratën skandaloze të ministres serbe: Pres të shkarkohet, s’mund të injorohet

Michael Gahler, eurodeputet gjerman, ka reaguar pas deklaratës skandaloze ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila para disa ditësh tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Gahler, ka thënë se nuk mund të injorohen deklarata të tilla të bëra nga ministra që janë të një vendi kandidat për anëtarësim në BE, përcjell Gazeta Express.

Eurodeputeti gjerman, po ashtu ka thënë se ai pret që ministrja serbe të shkarkohet nga detyra.

“Deklarata të tilla nga ministra të një vendi kandidat për anëtarësim në BE nuk mund të injorohen. Më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq deklaroi në një intervistë televizive se, po të kishte qenë në vendin e Millosheviqit në vitin 1998, ‘do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët’. Pres që ajo të shkarkohet nga detyra!”, ka thënë ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close