LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari përkujton Ibrahim Rugovën: Arkitekti i Pavarësisë dhe simbol i rezistencës paqësore

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përkujtuar ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Përnes një postimi, Taravari ka vlerësuar rolin historik të Rugovës, duke theksuar se pacifizmi ishte forca e tij më e heshtur, por njëkohësisht më e fuqishme. Sipas tij, në një periudhë të mbushur me dhunë dhe hakmarrje, Rugova zgjodhi durimin si strategji dhe vizion politik.

“Pacifizmi i Ibrahim Rugovës ishte forca e tij më e heshtur, por edhe më e fuqishme. Në një kohë dhune e hakmarrjeje, ai zgjodhi durimin si strategji dhe vizion. Rugova mbetet arkitekti i Pavarësisë së Kosovës dhe një ndër figurat më emblematike të kombit. Në 20-vjetorin e vdekjes së tij, kujtojmë liderin që ia bëri botës të qartë se durimi përfundon aty ku nis rezistenca për liri”, ka shkruar Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close