LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Përgjysmohen shpenzimet e kryetarit në krahasim me vitin 2017

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë Propozim-buxhetit elaboroi Buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2023 që është përgaditur sipas ligjit dhe është 1.257.300.000 denarë.

“Buxheti për kryetarim e Komunës së Gostivarit në vitin 2017 ka qenë 15.150.000 denarë, ndërsa sivjet është 8.230.000 denarë ose 45.6%% më pak se viti 2017. Prej këtyre mjeteve, 10% do të ndahen për kategoritë e rezikuara sociale”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Taravari shtoi se gjatë vitit 2022, realizimi i buxhetit në komunës ishte 96.5 për qind.

Buxheti është përgaditur në bashkëpunim me punonjësit e komunës, qytetarët, OJQ-të dhe ndërmarjet publike pranë Komunës së Gostivarit.

Buxheti për vitin 2023 do të fokusohet në shkolla, mbrojtjen e ambientit, mbrojtje sociale, kulturë, transferta si dhe investime kapitale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close