LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari për TV24: Terapia onkologjike do të jetë në dispozicion më së voni deri të enjten, ndërsa kapitacioni për mjekët e familjes po rritet nga 75 në 100 denarë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në një intervistë për TV24 tha se terapia biologjike që mungon në Onkologji do të jetë në dispozicion deri në fund të kësaj jave. Për mungesën e barnave, Taravari tha se nuk ndjen përgjegjësi politike. Ai gjithashtu bëri të ditur ekskluzivisht për TV 24 se nga ky vit kapitacioni për mjekët e familjes do të rritet nga 75 në 100 denarë.

Sasia e terapisë biologjike këtë vit ishte më e madhe se vitin e kaluar”. Barna kishte më shumë se vitin e kaluar, por kërkesa e pacientëve është rritur. “Pa krijuar një regjistër të pacientëve që trajtohen, nuk do të kemi një parashikim të saktë për vitin e ardhshëm, prandaj kemi këtë moment, ku disa pacientë nuk mund të trajtohen”, tha Taravari.

Sipas tij, për të reduktuar numrin e personave që vuajnë nga ndonjë lloj kanceri, duhet të punohet në parandalim.

“Duke rritur tarifën e kapitacionit për mjekët e familjes do të kërkojmë që ata të punojnë në parandalim”. “Pra, nëse një grua e moshës 40 apo 50 vjeç është në një grup rreziku për kancer gjiri, ne do të kërkojmë që të insistojnë që të gjitha femrat e asaj kategorie t’i nënshtrohen ekzaminimit, njësoj për kancerin e prostatës tek meshkujt nga 40 deri në 50 vjeç”, tha ministRTI Taravari. duke shtuar se është koha e fundit që vendi ynë të investojë në programe parandaluese.

Related Articles

Back to top button
Close
Close