LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari për Milaim Fejziun, ishte njeri me personalitet multi-dimensional

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, njëherit kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi ka shprehur ngushllime familjes së njërit nga themeluesit e UT, Milaim Fejziu, shkruan Top24
Taravari Fejziun e kujton me nderim dhe si personalitet multi-dimensional
Postimi i plotë i Taravarit;
Themeluesi i Universitetit të Tetovës, profesor Milaim Fejziu është ndarë nga jeta.
Ky lajm tejet i trishtë na bën të kujtojmë veçse me nderim këtë personalitet multi-dimensional.
Profesor Milaimi ishte nën-Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë dhe Kryetar i Shoqatës për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Maqedoni. Vetëm këto dy pozita tregojnë për veprimtarin e jashtëzakonshëm që ai kishte…
Fatkeqsisht bashkë me figurën e tij humbën një burrë nga ata që shoqërisë nuk i vijnë shpesh.
I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes Fejziu!
Zoti e pastë afër dhe ne këtu në tokë e kujtofshim me nderim e respekt këtë emër i cili edhe pse nuk jeton më, na ka lënë shumë vepra nga të cilat mund të mësojmë!
Qoftë i Zotit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close