LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Për 20 vite nuk është ndërtuar as një kilometër autostrad te pjes shqiptare në RMV

Nëse i analiazojmë investimet, ato të gjitha shkojnë te pjesa maqedonase. Kështu thotë kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Ai në një intervistë për televizionin “Abc News Albania”, kur u pyet se cilat janë sot pengesat e shqiptarëve në RMV, e nisi nga ato ekonomike-financiare.

“Paratë të cilat vijnë nga niveli qendor nëpër komuna, niveli më i ulët i parave që u kthehen komunave janë në zonën e Pollogut, aty ku janë shqiptarët ose Tetova dhe Gostivari. Maqedonia është shteti më i centralizuar në Ballkan, pasi që komunat kanë mundësi për investime jo më shumë se dy-tre milionë euro. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me kolegët tanë në Greqi, Bullgari, Kosovë, Shqipëri dhe e dimë se atje mundësit dhe niveli i decentralizimit është shumë më i madh. Kur them dcentralizimi e mendoj atë ekonomik dhe fiskal që në Maqedoni ngecën. Praktikisht ai që e ka pushtetin qendror…komunat bëjnë vetëm punë logjisike lokale sa për t’a amortizuar popullatën. Paratë e tatim-paguesve nuk u kthehen komunave, ndërsa ata më mirë i dinë problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët”, deklaroi Travari.

Njëra nga pjesët kryesore të Marrëveshjes së Ohrit ka qenë edhe decentralizimi, i cili sipas Taravarit, është bërë vetëm pjesërisht.

“Decentralizimi fiskal nuk është bërë asnjëherë në Maqedoni, kjo vlenë edhe për komunat maqedonase dhe për ato shqiptare. Nëse flasim në nivel të kulturës, në komunat e Maqedonisë Lindor, atje ku jetojnë shumica e maqedonasve, të gjitha institucionet kulturore i kontrollojnë komunat, kurse te komunat ku jetojnë shqiptarët ende nuk i kanë kompetencat komunat për kulturë”, theksoi më tej Taravari.

Investimet e huaja varen prej Qeverisë, tha më tej Taravari. Ai thekson se nëse vjen një investitorë i huaj takimin e parë e ka me kryeministrin dhe kryeministri ato i çon në vendbanimet maqedonase pasi partia shqiptare në pushtet nuk e ka ndaluar një gjë të tillë.

“Zakonisht në qeveritë e Maqdonisë ka pasur edhe subjekt shqiptar, por impakti i tyre në qeverisje ka qenë shumë i vogël dhe si pasojë e kësaj investimet janë bërë në Maqedoninë Lindore dhe tash arsyetimi i maqedonasve është se atje ka më shumë fuqi punëtore, ndërkoh që nga e gjithë Maqedonia ka ikje masive dhe sot në Maqedoni nuk jetojnë më shumë se 1.5 milionë banorë, një eksod i paparë”, shtoi Taravari.

Ai shtoi se atje ku jetojnë shqiptarët, për 20 vite nuk është investuar aspak në infrastrukturën rrugore e cila është parakusht për zhvillimin ekonomik. Për këtë dështim, ai gishti tha se duhet drejtuar te partia shqiptare e cila ka dy dekada në qeveri.

“Po edhe Koridori 8, rruga Kërçovë-Strugë e cila e lidh Maqdedoninë me Shqipërinë, pastaj rruga Tetovë-Prizren e cila është shumë e rëndësishme dhe rrugë të tjera për lidhjen mbarëshqiptare, por edhe lidhjen shteteve të rajonit. Brenda 20 viteve vetëm një kilometër autostradë nuk është bërë te shqiptarët dhe kjo është skandal. Ka parti politike shqiptare në Qeveri por impakti i tyre në politikëbërje, posaçërisht në atë ekonomik është minimal apo s’ka aspak”, deklaroi Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close