LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Pa ndryshime kushtetuese nuk nisin negociatat me BE-në

Në një reagim publik, Arben Taravari thekson se procesi i integrimit evropian është i pandashëm nga ndryshimet kushtetuese dhe se, sipas tij, përgjegjësia për konsensusin politik bie kryesisht mbi palën maqedonase, ndërsa partitë shqiptare janë të gatshme ta mbështesin këtë hap.

Shqiptarët janë pro ndryshimeve kushtetuese, konsensusi duhet të vijë nga pala maqedonase
Eksponent të lartë të Bashkimit Evropian dhe çdo shtet anëtar që vjen në Maqedoni përcjellin një mesazh të qartë nëse duam të fillojmë zyrtarisht negociatat me BE-në dhe t’i përfundojmë ato një kusht i domosdoshëm janë ndryshimet kushtetuese. Nuk ekziston alternativë tjetër për të nisur negociatat. Kuptoj plotësisht kërkesën e Kryeministrit për një farë garancie, por në fund të ditës duhet ta pranojmë se nëse synojmë anëtarësimin në BE, ne domosdoshmërisht duhet t’i bëjmë këto ndryshime. Prandaj nuk shoh tjetër opcion, ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen sa më shpejt, në mënyrë që negociatat të nisin. Ndërkohë, është e kuptueshme të kërkohet një garanci megjithëse asnjëherë nuk ka garanci 100% por nëse doni siguri, partitë politike shqiptare duhet dhe janë të gatshme të jenë pro nisjes së negociatave dhe, automatikisht, pro ndryshimeve kushtetuese. Nuk njoh parti shqiptare në Maqedoni që të jetë kundër këtij orientimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close