LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari nuk është e vërtetë se komuna e Gostivarit ka borxh prej 100 milion euro

Ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka demantuar akuzat e BDI-së se komuna e Gostivarit ka borxh prej 100 milion euro. Ai tha se borxhi i komunës është i trashëguar dhe nuk shkon mbi 7-8 milionë euro.

“Nuk është e vërtetë se janë 100 milion, të gjitha ndërmarrjet publike në RMV, kanë 100 milion euro, d.m.th, borxhi i ndërmarrjes Komunale të Gostivarit është rreth 7 ose 8 milion euro nuk besoj se ka më shumë por edhe ato janë borxhe që janë trashëguar nga koha para se unë të vij kryetar komune. Edhe unë e lexova, por 100 milionë euro nuk ka logjik, dua të demantoj të njejtin, por ka tendenca sidomos nga BDI që të tregojnë lajme spektakulare.” theksoi Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close