
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot në vizitë zyrtare po qëndron në Tiranë ku krahas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka takuar edhe përfaqësues tjerë dhe personalitete mes të cilëve edhe ministren e shëndetësisë Albana Koçiu, shkruan Top24
Taravari falenderoi ministren Albana Koçiu, për mbështetjen e dhënë gjatë ngjarjeve tragjike të Koçanit sidhe për gatishmërinë e shtetit Shqiptarë për të pranuar pacien nga kjo tragjedi.
“Është me fat Shqipëria që një nga ministritë më të rëndësishme si është ajo e Shëndetësisë i drejtohet nga një zonjë si është ministrja Albana Koçiu!
Ajo ka qenë një ndihmë e madhe morale në një prej tragjedive më të mëdha të vendit tonë si ishte ajo e Koçanit.” shkruan Taravari.



