
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari sot ka mbajtur një brifing para mediave ku ka përshkruar gjendjen e pacientëve të cilët ndodhen për trajtim në vend dhe jashtë vendit duke potencuar se në këto 72 orë gjendja e tyre është realativisht stabile, shkruan Top24
Tani pas 72 orëve nuk kemi më asnjë humbje jete nga atzo që mbietuan nga kjo tragjedi. Gjithësej po trajtohen 178 pacientë nga të cilët 64 në klinikat shtetërore dhe 13 pacientë në klinikat private në vend dhe të gjithë janë në një gjendje relativisht të mirë, për momentin 101 pacientë po trajtohen jashtë shtetit dhe sërish do të them të gjithë në një gjendje realitivisht stabile. Dje gjatë ditë së bashku me ministrin e punëve të jashtme kishim mundësinë të shkojmë dhe ti shohim dhe unë personalisht i kam vizituar të gjithë pacientët një për një në Greqi në spitalin PapaNikollau ku janë tre pacientë dhe dy në spitalin ushtarak në Selanik. Po ashtu ishim edhe në Bullgari ku kemi 8 pacientë të cilët janë në gjendje realitivisht të mirë.
Sot presim që edhe një pacientë të dërgojmë për trajtim jashtë shtetit tha Taravari, përcjellë Top24



