LajmeMaqedoniTopLajm

ASH e Taravari-t me më shumë kandidatura në zgjedhjet lokale, garon në 3 qytete dhe disa komuna rurale

Grupi i Arben Taravarit pritet të fitojë më shumë kandidatura krahasuar me partitë e tjera të koalicionit Vlen në zgjedhjet e ardhëshme lokale. ASH-së së Taravarit do t’i takojë kandidati në Gostivar Valbon Limani, Dibër dhe Strugë Arben Llabënishti që janë 3 nga komunat më të mëdhaja urbane. Përveç tyre, Taravarit mund ti merr edhe kandidaturën në Vrapçisht, Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë dhe Dollnen, ndërsa në kombinim janë edhe Saraji ku do të kandidojë sekretarin gjeneral Blerand Ramadani i cili gëzon një mbështetje të jashtzakonshme në Saraj. Në Komunën e Çairit do të garojë kandidat i Izet Mexhitit, respektivisht Visar Ganii por atje kanë ngjallur ambicje edhe Alternativa e Zeqirja Ibrahimit. Këto dy parti synojnë edhe Sarajin dhe Studeniçanin. Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, përveç Tetovës dhe Zhelinës, pretendon edhe në Kërçovë, Saraj dhe Tearcë, por gjithçka do të mvaret nga kombinatorikat me komunat e tjeta. Komuna e Likovës do të vendoset mes grupit të Taravarit dhe Alternativës, por me shumë gjasa do ti ngel kësaj të fundit pasi kjo parti nuk ka ndonjë komunë tjetër në kombinim. Altrernativa po ashtu do ketë edhe kandidatin e saj në Studeniçan komunë kjo që deri tani është udhëhequr nga Azem Sadiku si i pavarur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close