
Ky hulumtim tregoi se qytetarët e Maqedonisë sot besojnë se problemi më i rëndësishëm me të cilin ballafaqohet Maqedonia janë faktorët ekonomikë, niveli i të ardhurave të qytetarëve dhe rritja e çmimeve. Në sondazhet e mëparshme të opinionit publik të MKD.mk dhe Market Vision, për herë të parë krimi dhe korrupsioni janë në vendin e dytë, shkruan Top24.
Sa i përket liderëve të partive politike, si dhe sondazhit paraprak nga dhjetori i vitit të kaluar, Hristijan Mickoski ka besimin e shumicës së të anketuarve. Mickoskit i besojnë 25,4% e të anketuarve dhe në vend të dytë është Venko Filipçe me 3,8%.
Por, vlerësimi i përgjithshëm i liderëve të partive në koalicionin VLEN, mes tyre, vlerësimi më i lartë është ai i Taravarit, i cili po përgatitet të largohet nga koalicioni VLEN.
1. Arben Taravari – 3.8%
2. Izet Mexhiti – 2.1 %
3. Bilall Kasami – 1.7 %
4. Afrim Gashi 0.8 %
Sondazhi u krye nga 20 marsi deri më 17 prill duke përdorur metodën CATI – anketim telefonik me kompjuter në një kampion prej 1200 të anketuarve.



