
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka kujtuar ngjarjet e 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar ku jetën e humbën tre heronjtë e Flamurit Nazmi Saliu, Dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti janë kujtesë e vlerave dhe krenarisë kombëtare, shkruan Top24
Sot është 9 Korrik.
Gjithnjë në këtë datë do të kujtoj ngjarjet e 1997-ës, që shënuan kthesën më të madhe në pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Tre heronjtë e Flamurit Nazmi Saliu, Dr. Shpend Iseini dhe Milaim Dauti janë kujtesë e vlerave dhe krenarisë kombëtare!
Viti 1997, ishte një nga ngjarjet më domethënëse në mbrojte të kauzës kombëtare, që tronditi botën shqiptare dhe që ndryshoi njëherë e përgjithmonë sjelljen me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Krerët e Komunës së asaj kohe u dënuan ashpërsisht, si kryetari i Këshillit Komunal Refik Dauti me 7 vjet, por figura më emblematike, simboli i gjallë i Sovranitetit të Flamurit Shqiptar është padyshim profesor Rufi Osmani. Ai në atë kohë ishte Kryetar dhe u dënua me 13.8 vjet burg nga Gjykata sepse valviti flamurin tonë.
Mendoj se profesor Rufi Osmani është një nga figurat e rralla që meriron titullin hero në të gjallë të tij!
Sa herë shikoj flamurin tonë tek valvitet kujtoj këta njerëz, dhe ndjehem i privilegjuar që jam bashkëqytetar i tyre!
Qofshin gjithnjë të kujtuar dhe të nderuar!



