
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari para se të filloj konferenca e gruas së ASH-së është pyetur për rastin e foshnjës katërmbëdhjetë muajshe duke theksuar se është i informuar detajisht, duke konfirmuar se fëmija është kthyer në shtëpi nuk edi nëse gabimish apo qëllimisht dhe se nuk është gjykatës për të sjellë vendime, shkruan Top24
“Po jam detajisht i informuar. Përgjegjësi individuale do të ketë patjetër dhe se kjo është gjendja në të cilën e kemi gjetur shëndetësinë. Po është e vërtetë që fëmija është kthyer në shtëpi nuk është pranuar tani nuk e di nëse kjo ka ndodhur gabimisht por të ua lëmë këtë punë në dorë institucioneve që më pas të dhënat ti dorëzohen prokurorisë” tha ministri Arben Taravari.



