LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari jep dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të ASH-së

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët në opozitë, të udhëhequr nga Zijadin Sela.

Fillimisht, ai e bëri këtë njoftim në kuadër të rezultatit të pafavorshëm zgjedhor në zgjedhjet e fundit vendore, në të cilat ASH, së bashku me ish-partnerin e koalicionit Alternativa, vunë re një rënie drastike të mbështetjes.

Taravari theksoi se partia ka nevojë për rifreskim kuadrosh me të rinj dhe njëri prej tyre duhet ta pasojë atë si operativ i parë partiak. Në një prononcim për Focus, ai ka sqaruar se po jep dorëheqje nga funksioni partiak, por jo nga partia, sepse do të vazhdojë të veprojë si anëtar i Aleancës, madje, siç thotë ai, edhe më aktiv se më parë.

“Mandati im si Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës përfundon më 25 dhjetor, kur do të caktojmë datën e Kongresit të ardhshëm të partisë. “Deri në Kongres ka mandat vetëm kryetari i partisë”, thotë Taravari.

Ai tregon se nuk do të jetë më sekretar, pasi siç sqaron, si kryetar aktual nuk arrin t’i kryejë të gjitha detyrat.

“Epo, prandaj sugjeroj që posti i Sekretarit të Përgjithshëm të jetë një staf më i ri, që ka më shumë kohë dhe që do të punojë intensivisht në terren me strukturat tona në të gjitha degët”, tha Taravari.

Në zgjedhjet e fundit vendore, koalicioni opozitar shqiptar i AA dhe Alternativa në listat e këshilltarëve fitoi mbi 56 mijë vota dhe vetëm një vit më parë në zgjedhjet parlamentare fitoi mbi 82 mijë vota.

Ndonëse ka rënë për 26 mijë vota, megjithatë, bashkëpunimi me VMRO-DPMNE-në ka qenë fitimprurës për Taravarin në betejën për kryetar komune në Gostivar, ku numëroi mbi 4 mijë vota të VMRO-së.

Pas zgjedhjeve, Taravari u përfshi në një operacion për rrëzimin e qeverisë duke krijuar një shumicë të re parlamentare me VMRO-DPMNE, Besa dhe Alternativa. Por, ky proces dështoi dhe në fund ASH mbeti pa partner koalicioni, pasi Alternativa e zëvendësoi Besën në qeverinë e udhëhequr nga LSDM dhe BDI.

Related Articles

Back to top button
Close
Close