
kryetari i komunës së Gostivarit, Aeben Taravari gjatë ditës ka pritur në takim profesorin me famë ndërkombëtare, Ali Beba e cili ka origjinën e tij nga Gostivari. Profesori Beba jeton në SHBA ku vepron brenda dhe jashtë këtij vendi për një sërë institucionesh publike dhe private dhe OJQ, shkruan Top24.
“Profesor Beba ligjeron mësime për energjinë e rinovueshme, shkenca mjedisore, biznes dhe sipërmarrje në universitete në SHBA, Turqi dhe në Hong Kong, si dhe posedon fondacionin BEBA INNOVATION & ENTREPRENEURSHIP FOUNDATION e cila ofron shërbime për projekte inovative. Ai njihet ndërkombëtarisht si profesor i shkencave të aplikuara që inkubon kulturën e spërmarrjes dhe inovacionit duke integruar teorinë shkencore me praktikën në mënyrë që rezultatet e kërkimit të përkthehen në produkte dhe shërbime inovative për të mirën e shoqërive” shkruan Taravari përcjellë Top24.
Z. Beba shprehet i gatshëm që njohurit dhe përvojën e tij ta sjellë edhe në vendin e tij të origjinës, në Gostivar për të zhvilluar ekonominë lokale dhe si të aplikojmë energjinë e rinovueshme e cila është më se e nevojshme në këtë kohë krize energjetike.
Me këtë rast, në shenjë mirënjohje profesorit Beba i dhurova Çelësin e qytetit të Gostivarit, një simbol që u jepet miqve të qytetit.Top24



