
Kryetari i Aleanës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka deklaruar se patia që drejton ai fatin e këtij populli e sheh më seriozisht se sa emra të përveçëm ndërsa shton se “Ne nuk jemi as taksi që na përdorin për transport dhe pastaj na marrin çelsat dhe as barkë shpëtimi për emra dhe mbiemra”, shkruan Top24
Ne deklarojmë që fatin e këtij populli e shohim më seriozisht se sa emra të përveçëm, dhe se jemi të çliruar nga kompleksi i tyre, i cili është shëndruar si Kompleksi i Edipit.
Ne nuk bëjmë asnjë lëvizje për qejf apo për inat të Askujt!
Edhe ata që bëjnë profetsi në emrin tonë si të ishin Baba Vanga, le të merren me gjëra më objektive se sa “parashikimi i të ardhmes”.
Ne nuk jemi as taksi që na përdorin për transport dhe pastaj na marrin çelsat dhe as barkë shpëtimi për emra dhe mbiemra.
Ne jemi Aleanca për Shqiptarët që punon vetëm në interes të Njerëzve!



