LajmeMaqedoni

Taravari: Betejën e parë e fituam më 8 maj, por lufta difinitive është në 2025-tën – të jemi të bashkuar dhe të bëhemi faktori politik shqiptar

“Disa u bashkëngjitën me zotëri Ahmetin, por sërish i mposhtëm”.

Kështu e nisi fjalimin kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pjesë e koalicionit VLEN teksa foli për vitin 2024.

Tha se betejën e parë e kanë fituar në zgjedhjet e 8 majit, por lufta e vërtetë shtoi duhet të bëhet në zgjedhje lokale dhe ajo është të mbeten të bashkuar.

“Ne arritëm ta bëjmë ndryshimin dhe sot besoj se çdokush prej jush është krenar që ka hyrë në histori duke sjell ndryshimin te shqiptarët. Prej një shteti të kapur që e kontrollonte çdo pore të saj. Tash, një betejë e fituam por lufta definitive duhet të fitohet në vitin 2025 dhe kjo është shumë e rëndësishme – ne të jemi të bashkuar në zgjedhje lokale dhe të arrijmë fitoren definitive ku VLEN-i do të jetë faktor kryesor në kampion politik shqiptar”, tha Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close