LajmeMaqedoniTopLajm

Tanja Karakamisheva, këshilltare për të drejtat e njeriut në kabinetin e Mickoskit

Profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup, Tanja Karakamisheva, ka njoftuar se është angazhuar si këshilltare për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në kabinetin e kryeministrit Hristijan Mickoski.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Karakamisheva shpreh falënderim për besimin e dhënë, duke theksuar se ky angazhim është rezultat i një bashkëpunimi shumëvjeçar me kryeministrin Mickoski.

Ajo vlerëson se bëhet fjalë për një detyrë me përgjegjësi të lartë, pasi fusha e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit përfshin aspektet kyçe të funksionimit të sistemit juridik të shtetit, si dhe pozicionin ndërkombëtar të vendit në këto fusha.

“Kjo është një materie juridike jashtëzakonisht e ndjeshme, që prek si dimensionin e brendshëm institucional, ashtu edhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, thekson Karakamisheva

Ndryshe, së fundmi, Karakamisheva u bë sërish qendër e vëmendjes pasi u caktua kryetare e Grupit punues për përgatitjen e Ligjit për përfaqësim të drejtë, ligj ky që akoma nuk është miratuar edhe pse premtohet për gati dy vite nga Qeveria VMRO-VLEN-ZNAM

Karakamisheva në opinion është e njohur edhe për qëndrimet e hapur kundër Marrëveshjes së Ohrit, kundër gjuhës shqipe dhe asaj të Prespës, për ndryshimin e emrit të shtetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close